Kampion dhe rekord të ri piste, Kruja Hill Climb ndez kompeticionin! (VIDEO)
28 Qershor 2026 19:12 Telesport U zhvillua këtë fundjavë në Krujë gara malore “Kruja Hill Climb”, pjesë e kalendarit sezonal për Europën qëndrore, Fia Cez, e cila u fitua nga piloti pedagog Gentjan Shaqiri. Dy herë rradhazi kampion Europe në garat malore Fia Cez, Shaqiri këtë sezon garon me një makinë të re, Formula 3, Tatuus e cila është më potente, më perfomante dhe kjo duket qartë në kohën e realizuar nga Shaqiri. Për herë të parë, Trofeu Skënderbej fitohet nga një pilot shqiptar, i cili me kohën 2:11.528 arriti të vendosë rekord të ri në garën e Krujës. Piloti i skuadrës shqiptare “Naçut Racing” synon të mbrojë titullin kampion të Europës duke synuar kurorëzimin e tretë rradhazi. Pjesë e kalendarit janë garat e ardhshme...
Burimi:
telesport.al