‘AI duhet t’i shërbejë njeriut, jo ta zëvendësojë atë’/ Dom Mark Pashkja analizon mesazhin e Papa Leonit XIV

‘AI duhet t’i shërbejë njeriut, jo ta zëvendësojë atë’/ Dom Mark Pashkja analizon mesazhin e Papa Leonit XIV

Në emisionin "Syri i Botës" në Syri TV, me moderatoren Dori Daka, Dom Mark Pashkja, meshtar i Kryedioqezës Metropolite Tiranë-Durrës dhe zëdhënës zyrtar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, ndau këndvështrimin e Kishës Katolike mbi inteligjencën artificiale. Duke iu referuar mesazheve të Papa Leonit XIV, ai e cilësoi AI një arritje të jashtëzakonshme të shkencës dhe teknologjisë, por theksoi se përdorimi i saj duhet të udhëhiqet gjithmonë nga etika, përgjegjësia dhe vendosja e njeriut në qendër të çdo zhvillimi teknologjik. Intervista:  Daka: Është një material aq interesant që të them të drejtën unë nuk e kam lexuar të gjithin sepse është masiv, por në pjesë të caktuara që kam lexuar kam kuptuar atë thellësinë e këtij materiali në lidhje me situatën në të cilën jetojmë, sigurisht të...