Italia në ankth për gjendjen e legjendës Franko Baresi, Milan mohon zërat dhe kërkon privatësi
30 Korrik 2026 9:14 Telesport Këto janë orë të vështira për Franco Baresi. Legjenda e kuqezinjve iu nënshtrua një operacioni për të hequr një nyje në mushkëri gushtin e kaluar dhe po përballet me kohë të vështira. Shëndeti i tij thuhet se është përkeqësuar shumë. Ish-shokët e ekipit si Filippo Galli dhe zv.kryeministri, Matteo Salvini, kanë përdorur internetin për të shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të ikonës së Milan, pas një thashethemi për ndarjen e tij nga jeta që u përhap në disa media dhe publikime online. Por Baresi është ende duke luftuar dhe Milan po kërkon që privatësia e ikonës së klubit të respektohet, duke publikuar një mohim në X: “Milan mohon raportet e rreme që qarkullojnë në minutat e fundit...
Burimi:
telesport.al