Dinamo premton sukses, në fushë katër skuadra shqiptare

Dinamo premton sukses, në fushë katër skuadra shqiptare

Dita e Dinamos. Sot blutë e kryeqytetit (21:00) janë para provës së madhe për të kaluar në raundin e tretë të Conference League. Pas barazimit 1-1 në Slloveni ndaj Aliminij (e dominuar totalisht nga Dinamo) këtë mbrëmje në ‘Elbasan Arena’, Ilir Daja me të tijtë pritet të kalojnë për më tej. Bluve i’u rikthehen lojtarët që nuk u lejuan të udhëtonin me skuadrën në tokën sllovene duke shtuar alternativat e stafit teknik. Paraprakisht asnjë mungesë. Drejton ndeshjen Umudiu nga Azerbajxhani. Ndërkaq Ballkani do të luajë sot në “Fadil Vokrri” me fillim orën 20:00. Përballë do të vihen irlandezët e Bohemians. Takimi arbitrohet nga bullgari Çinkov. Për Ballkanin del detyra e përmbysjejs së sfidës së parë teksa humbi 2-1. Sakaq po sot (21:00) në Eidinburg, radha e...