“Dëgjo popullin!” Partia e Demokratëve Evropianë i bën thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare

“Dëgjo popullin!” Partia e Demokratëve Evropianë i bën thirrje Ramës: Mos nënvlerëso lëvizjen qytetare

Partia e Demokratëve Evropianë ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar “Revolucionin e Flamingove” si një shembull të dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Demokratët Evropianë theksuan se dezinformimi dhe ndërhyrjet e huaja janë kërcënime reale, por sipas tyre ato nuk duhet të përdoren si arsye për të minimizuar një lëvizje qytetare. “Kryeministri Edi Rama thotë se ‘Revolucioni Flamingo’ është një shembull i dezinformimit dhe ndërhyrjes së huaj, duke paralajmëruar se aktorët armiqësorë shfrytëzojnë protestat, përmbajtjen virale dhe zemërimin publik për të destabilizuar Shqipërinë ndërsa ajo i afrohet Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratën e tyre. Sipas Demokratëve Evropianë, shqetësimet për ndërhyrjet e huaja janë të rëndësishme, por ato nuk duhet të përdoren...