Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar
Investimet e huaja në Ballkanin Perëndimor po bëhen gjithnjë e më intensive në kapital, ndërsa për çdo shumë të investuar po gjenerohen më pak vende pune se më parë. Banka Botërore në raportin e fundit Rajonal vuri në dukje se investimet e huaja direkte për çdo vend pune janë rritur në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit gjatë periudhës 2021–2025, krahasuar me vitet 2016–2020. Treguesi mat raportin ndërmjet vlerës së investimit dhe numrit të vendeve të punës që krijohen. Rritja e tij do të thotë se projektet e reja kërkojnë më shumë kapital për çdo vend pune të hapur, duke sinjalizuar një zhvendosje drejt investimeve më të mëdha, më të kushtueshme dhe më pak intensive në punësim. Shuma e investuar për një vend...
Burimi:
javanews.al