Serbia dhe SHBA nisin dialogun strategjik, Gjuriq: Mesazh se vendi ynë perceptohet si një partner dhe vend mik

Serbia dhe SHBA nisin dialogun strategjik, Gjuriq: Mesazh se vendi ynë perceptohet si një partner dhe vend mik

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka njoftuar se Serbia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të nisin zyrtarisht një dialog strategjik, duke e cilësuar këtë si një moment historik në marrëdhëniet mes dy vendeve. Sipas Gjuriqit, vendimi është marrë mëngjesin e së martës në Uashington, ndërsa seanca e parë e dialogut strategjik është planifikuar të zhvillohet të premten, më 17 korrik. Ministri serb tha se, për herë të parë në histori, marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së po ngrihen në nivelin e partneritetit strategjik. “Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara dhe administrata e presidentit Donald Trump po dërgojnë një mesazh të fortë jo vetëm për Serbinë, administratën dhe popullin tonë, por edhe për institucionet amerikane, se Serbia perceptohet si një...