Senatori amerikan: Putin është bandit! Rusia duhet të mbaje përgjegjësi për sulmet në Ukrainë
Ndërsa pushtimi në shkallë të plotë i Ukrainës nga Rusia vazhdon, në Uashington po zhvillohet një debat se si të ruhet presioni ndaj Kremlinit, në një kohë kur po shtohet bashkëpunimi mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut. Senatori Rick Scott, një republikan me ndikim nga Florida, anëtar i disa komisioneve kyç dhe një nga mbështetësit më të zëshëm në Senatin amerikan për shtimin e presionit ndaj Kremlinit për luftën në Ukrainë, tha për Radion Evropa e Lirë më 4 gusht se beson se këto sfida janë të pandashme. Radio Evropa e Lirë: Ju pamë javën e kaluar duke lobuar në mënyrë aktive dhe duke bashkësponsorizuar Projektligjin për Sanksionimin e Rusisë të vitit 2026, të propozuar nga senatori Lindsey Graham. A është tani momenti...
Burimi:
vizionplus.tv