Cakolli: LDK-ja është nën presion më të madh se LVV-ja për arritjen e marrëveshjes
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se pritjet për arritjen e një marrëveshjeje politike mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) vetëm dy ditë para seancës konstituive kanë qenë jorealiste. Cakolli përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se edhe pas zgjedhjeve të vitit 2019, kur të dyja partitë kishin më shumë nevojë për njëra-tjetrën dhe koalicioni i tyre konsiderohej gjerësisht si “koalicioni i shpresës”, marrëveshja nuk ishte arritur para seancës konstituive. Cakolli thekson se situata aktuale është ndryshe, pasi LVV-ja ka pothuajse trefishin e votave dhe mandateve të LDK-së, gjë që, sipas tij, i jep asaj më shumë hapësirë për të pritur. “Kurti dhe LVV-ja e kanë luksin të presin, madje...
Burimi:
syri.net