Banka e Shqipërisë heq licencat për 83 zyra këmbimi valutor, zbardhen shkeljet
Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në qarkullimin e parave. Banka e Shqipërisë ka hequr licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025, pas kontrolleve që zbuluan mangësi në identifikimin e klientëve, monitorimin e transaksioneve, verifikimin ndaj listave të sanksioneve dhe raportimin e veprimeve valutore. Sipas të dhënave, numri i zyrave të këmbimit valutor zbriti nga 642 në 592 në fund të vitit 2025, shifra më e ulët që nga viti 2022. Kontrollet ndaj zyrave të këmbimit valutor u intensifikuan gjatë vitit të kaluar, për shkak të ekspozimit të këtij aktiviteti ndaj parasë fizike dhe kontaktit të drejtpërdrejtë me publikun. Sipas Raportit Vjetor të Mbikëqyrjes...
Burimi:
javanews.al