Irani godet cisternat në Hormuz, paralajmërimi i Trump: Ne po rivendosim bllokadën
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen në ditën e tretë të sulmeve. Garda Revolucionare deklaroi se ka goditur dy anije cisterna të Emirateve të Bashkuara Arabe në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa njoftoi edhe sulme ndaj objekteve ushtarake amerikane në Jordani dhe Bahrejn. Autoritetet e Emirateve të Bashkuara e dënuan sulmin, duke bërë të ditur se një anëtar i ekuipazhit humbi jetën dhe tetë të tjerë u plagosën pas goditjes së dy cisternave. Ndërkohë, ushtria amerikane kreu sulme ndaj objektivave iraniane. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, operacionet synojnë të dobësojnë aftësinë e Iranit për të kryer sulme ndaj anijeve tregtare në rajon. Mediat iraniane raportuan shpërthime në disa qytete portuale. Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi gjithashtu rivendosjen e bllokadës detare ndaj porteve...
Burimi:
vizionplus.tv