Vajza 16-vjeçare e Monica Bellucci-t debuton në pasarelë dhe rrëmben gjithë vëmendjen e botës së modës

Vajza 16-vjeçare e Monica Bellucci-t debuton në pasarelë dhe rrëmben gjithë vëmendjen e botës së modës

Leonie Cassel, vajza 16-vjeçare e aktores Monica Bellucci dhe aktorit Vincent Cassel, ka bërë debutimin e saj zyrtar në botën e modës, duke hapur sfilatën Alta Moda të shtëpisë së njohur italiane Dolce & Gabbana në Taormina të Sicilisë. Modelja e re u shfaq në pasarelën e organizuar në Parkun Botanik Radicepura, e veshur me një fustan elegant me motive lulesh dhe ngjyra të ndezura, të kombinuar me bizhuteri të veçanta dhe lule të vendosura në flokë. Paraqitja e saj u konsiderua një nga momentet më të spikatura të mbrëmjes, duke shënuar fillimin e karrierës së saj si modele. Në event morën pjesë emra të njohur të kinemasë dhe modës, mes tyre edhe nëna e saj Monica Bellucci, këngëtarja Jennifer Lopez dhe aktori Christian Bale....