Integrimi/ Shoqëria Civile: Të mbështetet nga transparenca, shqyrtimi parlamentar, konsultimi publik…

Integrimi/ Shoqëria Civile: Të mbështetet nga transparenca, shqyrtimi parlamentar, konsultimi publik…

Shoqëria Civile i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të bëjnë transparencë, lidhur me procesin e integrimit evropian të vendit. Në një deklaratë të përbashkët, organizatat e shoqërisë civile kërkuan që ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit të mos e shndërronin procesin e integrimit europian në një procedurë të përshpejtuar pa garanci të mjaftueshme për shqyrtim parlamentar, transparencë dhe konsultim publik. Sipas deklaratës,vlerësimi nuk lidhet thjesht me miratimin e ligjeve, por me krijimin e një historiku të qëndrueshëm dhe të monitorueshëm të reformave, duke përfshirë edhe të zbatimit, transparencës, konsultimit dhe mbikëqyrjes parlamentare. Ndër të tjera, deklarata shton se pozicioni i Bashkimit Europian për piketat përmbyllëse e lidh qartë përparimin në këtë grup-kapitull me funksionimin efektiv të Kuvendit, mbikëqyrjen e ekzekutivit, ndërveprimin me shoqërinë civile dhe një proces...