Influencerja amerikane vritet nga bashkëshorti vetëm dy javë pasi e akuzoi për pedofili

Influencerja amerikane vritet nga bashkëshorti vetëm dy javë pasi e akuzoi për pedofili

Influencuerja amerikane Sara Gilson, 43 vjeçe, është vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti, me të cilin ishte në proces divorci, Jeremiah “Shawn” Duffey, vetëm dy javë pasi e kishte akuzuar publikisht në TikTok se ishte pedofil. Më 11 korrik, Gilson publikoi një video në TikTok, duke ndjekur trendin viral ku përdoruesit imagjinojnë se po intervistohen nga Netflix për një dokumentar mbi jetën e tyre. Në video ajo shkruante: “Po përgatitem për ditën kur Netflix do të publikojë një dokumentar për bashkëshortin tim, ish-bashkëshortin tim të ardhshëm, për të cilin sapo zbulova se është pedofil”. Në përshkrimin e videos ajo shtonte: “Do të doja të isha duke bërë shaka”, shkruajnë mediat amerikane. Vetëm 12 ditë më vonë, në mbrëmjen e 23 korrikut, policia u thirr në banesën e...