Kishte një muaj që mburrej se po përgatiste një sulm, kush është 21-vjeçari që mori para turmën në Paradën e Krenarisë në Berlin

Kishte një muaj që mburrej se po përgatiste një sulm, kush është 21-vjeçari që mori para turmën në Paradën e Krenarisë në Berlin

Policia e Berlinit beson se ka identifikuar të paktën një person të dyshuar si autor të sulmit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Paradën e Krenarisë (Pride), ku një furgon u përplas me turmën, duke vrarë një grua dhe duke plagosur 16 persona. Bëhet fjalë për Abdul B., një 21-vjeçar me shtetësi gjermane dhe origjinë libaneze. Ai ishte liruar në muajin maj nga një qendër rehabilitimi për të mitur dhe, sipas autoriteteve, njihej për lidhje me "rrethe islamiste". 21-vjeçari, i lindur në Berlin, ka precedentë penalë për agresion dhe shantazh. Sipas përshkrimit të policisë, ai është rreth 1.90 metra i gjatë, trup i dobët, flokë të zinj dhe në momentin e sulmit kishte veshur një bluzë të zezë me kapuç dhe pantallona të bardha....