Droni ukrainas godet rafinerinë ruse të naftës në Tyumen, publikohen pamjet (VIDEO)
Një dron ukrainas ka goditur drejtpërdrejt rafinerinë ruse të naftës Tyumen, në perëndim të Siberisë, në një sulm që konsiderohet ndër operacionet më të thella brenda territorit të Rusisë. Pamjet e publikuara nga burime të ndryshme tregojnë momentin kur droni përplaset me objektin industrial, duke shkaktuar një goditje në një nga rafineritë më të mëdha të naftës në vend. Sipas raportimeve, sulmi ka ndodhur rreth 2 mijë kilometra larg territorit ukrainas. Rafineria e Tyumenit është një nga impiantet e rëndësishme të përpunimit të naftës në Rusi dhe ka kapacitet për të përpunuar deri në 8 milionë tonë naftë në vit. Ky sulm vjen në një kohë kur Ukraina ka intensifikuar goditjet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, veçanërisht rafinerive të naftës. Kievi i konsideron këto objekte si...
Burimi:
vizionplus.tv