Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë

Tetë persona, mes tyre gjashtë fëmijë, janë gjetur të vdekur në një banesë në Michigan të Shteteve të Bashkuara, pas një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre. Ngjarja ndodhi në Grand Haven Township, në bregun lindor të Liqenit Michigan, ku policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndërhynë pak para mesditës pas njoftimit për zjarr në një banesë. Pasi hynë brenda ndërtesës, autoritetet gjetën trupat e viktimave. Sipas forcave të rendit, disa prej tyre kishin plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Kapiteni i Zyrës së Sherifit të Qarkut Otava, Jacob Sparks, tha se identifikimi i viktimave nuk ishte përfunduar ende dhe se autoritetet nuk kishin përcaktuar zyrtarisht shkakun e vdekjes. Fëmijët e gjetur të vdekur ishin të moshave nga 5 deri në 15 vjeç. Sparks nuk bëri të...