I përfshirë në rrjetin e kokainës, arrestohet shqiptari në Itali, malli i fshehur nëpër këpucë

I përfshirë në rrjetin e kokainës, arrestohet shqiptari në Itali, malli i fshehur nëpër këpucë

Karabinierët italianë të Riçione në Rimini arrestuan një 25-vjeçar shqiptar, i njohur tashmë për forcat e rendit, me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve. Arrestimi ishte rezultat i një hetimi të nisur si pjesë e kontrolleve kundër trafikimit të drogës përgjatë bregdetit. Për disa ditë, oficerët kishin monitoruar lëvizjet e të riut, duke vënë re lëvizje të shpeshta midis shtëpisë së tij dhe disa rrugëve në qendër të Cattolicës, ku ai u ndesh shkurtimisht me disa persona të cilët më pas u larguan shpejt. Gjatë operacioneve të vëzhgimit dhe kontrollit atë pasdite, karabinierët e kapën duke i shitur një dozë kokaine një blerësi. Pas arrestimit, kontrolli u zgjerua në shtëpinë e 25-vjeçarit, me ndihmën e njësisë së qenve për nuhatje droge të Policisë...