Parakalimi i rrezikshëm shkakton aksident, familja me tre anëtarë përfundon në spital
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin nacional Pushimi i Shoferit-Fier Shegan, pranë daljes së fshatit Rrupaj (Lushnje). Sipas të dhënave paraprake, përplasja ka ndodhur mes dy automjeteve, njëri me targa greke dhe tjetri me targa italiane. Dyshohet se automjeti me targa greke ka tentuar të kryejë një parakalim, por manovra ka rezultuar e pasigurt, duke bërë që mjeti tjetër të humbë kontrollin dhe të dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Në automjetin me targa italiane udhëtonin tre persona, një çift bashkëshortësh dhe djali i tyre i rritur. Të tre janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lushnjës me dy autoambulanca, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për...
Burimi:
gijotina.com