Kamioni përplas për vdekje këmbësorin në Portin e Durrësit, humb jetën 62-vjeçari nga Kosova

Kamioni përplas për vdekje këmbësorin në Portin e Durrësit, humb jetën 62-vjeçari nga Kosova

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit, tek zona e Skanerit. Fillimisht policia bëri me dije se i aksidentuari pësoi vetëm dëmtime të lehta, por disa orë pas aksidentit, ai humbi jetën në spital. Mjeti tip kamion me drejtues shtetasin Nikolin Merdari, 49 vjeç, banues ne Berat, ka aksidentuar shtetasin kembesor Nexhmi Shabani, 62 vjeç, banues ne Kosovë, shofer kamioni. I aksidentuari u dërgua në spital ku dhe humbi jetën.