‘Rama jepe dorëheqjen’/ 59 ditë përballë qeverisë, protestuesit para Kryeministrisë
Tubimi qytetar në kryeqytet vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e 59-të të protestave të njëpasnjëshme kundër qeverisë. Qindra qytetarë pasi u mblodhën në Sheshin “Skënderbej”, marshuan drejt Kryeministrisë. Gjatë ecjes në rrugët e kryeqytetit, protestuesit shoqëruan marshimin me thirrje dhe mesazhe kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas mbërritjes para godinës së Kryeministrisë, protesta vijon me fjalime nga pjesëmarrësit, të cilët përsërisin kërkesat për ndryshim politik dhe largimin e Ramës nga drejtimi i vendit. Të pajisur me flamuj kombëtarë, pankarta dhe slogane, protestuesit deklarojnë se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, deri në realizimin e kërkesave të tyre.
Burimi:
syri.net