Media franceze: Arrestohet i shumëkërkuari Ermal B., po fluturonte mbi centralin atomik, dyshohet për spiunazh

Media franceze: Arrestohet i shumëkërkuari Ermal B., po fluturonte mbi centralin atomik, dyshohet për spiunazh

Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më të ulët se kufiri i lejuar. Profili i tij ka ngjallur dyshime te hetuesit, të cilët nuk e përjashtojnë pistën e spiunazhit. Nga Geoffroy Antoine, LA JOURNAL DU DIMANCHE Profili i të ndaluarit i ka habitur hetuesit. Sipas informacioneve tona, të shtunën pasdite një avion i vogël civil fluturoi në mënyrë të pazakontë mbi centralin bërthamor të Penly, në departamentin Seine-Maritime. Ndërsa fluturonte në një lartësi prej 3.700 këmbësh (rreth 1.200 metra), piloti papritur uli avionin në 3.500 këmbë, pra nën kufirin ligjor të lejuar për fluturimin mbi një zonë të ndjeshme. Pasi u njoftua menjëherë, Forcat Ajrore dhe Hapësinore Franceze dërguan një mjet ajror për...