Hotel luksi për të gjithë në Botëror? Mesa duket jo, Holanda proteston, Koeman: Mund të bëhej më mirë

Hotel luksi për të gjithë në Botëror? Mesa duket jo, Holanda proteston, Koeman: Mund të bëhej më mirë

Botërori nuk ka nisur ende, por një sërë polemikash tashmë kanë shpërthyer. Edicioni më i pasur i të gjitha kohërave është i destinuar të regjistrojë ankesa të përditshme dhe të çdo niveli. Polemika më e fundit ka të bëjë me strukturat akomoduese që do të presin ekipet në qytete të ndryshme. I pakënaquri i parë është Ronald Koeman që me Holandën e tij pasditen e së martës u akomoduan në hotelin Cascade të Kansas City në prag të debutimit të Portokallinjve të dielën me ndeshjen ndaj Japonisë. Futbollistët dhe stafi i Holandës kishin fjetur në një hotel me 4 yje që e konsideruan të parehatshëm në Neë York me rastin e ndeshjes miqësore me Uzbekistanin dhe trajneri nuk e humbi rastin për të nënvizuar pakënaqësinë...