Botërori në Amerikën e Verut do të jetë edicioni më i pasur, ja sa vlejnë skuadrat

Botërori në Amerikën e Verut do të jetë edicioni më i pasur, ja sa vlejnë skuadrat

Lamine Yamal dhe Kylian Mbappé, Gianni Infantino dhe Donald Trump. Mirësevini në spektaklin më të madh pas Big Bangut. Para dhe pushtet, pushtet dhe para. Këtë të enjte do të nisë Botërori më i pasur. Sigurisht do të jetë edicioni i parë me 48 skuadra në emët të globalizmit që është shifra e kësaj presidence të FIFA. Por nuk është vetëm kjo. Industria e futbollit, e aftë që t’i rezistojë edhe një pandemie është në rritje të vazhdueshme; më shumë publik, më shumë sponsorë, më shumë investitorë. Është Kupa e Botës e pritur nga SHBA, dmth nga ekonomia që mes naftës dhe kërcënimit kinez, vazhdon të tërheqë planetin me Kanadanë dhe Meksikën përkrah. E dini cila është vlera në merkato e 1248 futbollistëve të 48...