Aksident i rëndë me motor në Vlorë, i plagosuri transportohet me urgjencë në spital
Një aksident i rëndë me motor raportohet të ketë ndodhur në Vlorë këtë pasdite. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, teksa i lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Në vijim pritet të ketë më shumë informacione mbi gjendjen e të plagosurit dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv