Balluku: Rama prezantoi platformën “BESA”, qasje e re ndaj qytetarëve

Balluku: Rama prezantoi platformën “BESA”, qasje e re ndaj qytetarëve

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka bërë të ditur se kryeministri Edi Rama prezantoi, gjatë mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, platformën e re politike të quajtur “BESA”. Sipas Ballukut, kjo platformë do të përcaktojë një qasje të re të qeverisë ndaj qytetarëve gjatë mandatit të katërt. Ajo u shpreh se Shqipëria ka tejkaluar fazën e nevojave imediate, investimeve dhe shërbimeve bazë, ndërsa tashmë qytetarët kanë pritshmëri më të larta dhe legjitime ndaj shtetit. QYTETARËT KËRKOJNË NJË STANDARD MË TË LARTË NGA QEVERISJA. Balluku theksoi se këto pritshmëri lidhen me zhvillimin e shpejtë të vendit, qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe hapat drejt integrimit në Bashkimin Europian. Platforma “BESA” paraqitet nga mazhoranca si një angazhim për më shumë përgjegjshmëri, komunikim dhe afërsi me qytetarët.