“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

“Eulex më ka përndjekur për 13 vite”/ Ish luftëtari i UÇK në gjyq për krime lufte, vendimi më 28 korrik

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe 6 të bashkëakuzuarit e tjerë dolën sot përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë për fjalët përfundimtare, në rastin ku akuzohen për krim të organizuar dhe frikësim të dëshmitarëve të mbrojtur në rastin “Drenica 1”. Të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Lushtaku madje ka deklaruar nga salla e gjyqit se EULEX-i e ka përndjekur prej vitesh. “As s’po du me akuzu, as me e sha, as me e fy zonjën prokurore e as trupin gjykues. Unë qe 13 vjet persekutohem nga drejtësia e EULEX-it pa argumente dhe pa fakte. Gjykimi im ka ndodhur për krime lufte, për çka kam marrë një dënim prej 12 vjetësh dhe i kam mbajtur 4 vjet burg dhe jam shpallur i pafajshëm. E...