Zjarri vdekjeprurës në rrokaqiejt në Hong Kong, disa drejtues kompanish përfundojnë para drejtësisë
Autoritetet në Hong Kong kanë ngritur akuza për vrasje të paqëllimshme ndaj disa personave dhe kompanive në kuadër të hetimeve për zjarrin tragjik që përfshiu një kompleks banimi në nëntor të vitit të kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 168 personave. Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, drejtues të një kompanie ndërtimi, përfaqësues të një firme konsulence dhe një studiues që kishin lidhje me punimet e rinovimit në kompleksin e apartamenteve Wang Fuk Court po përballen me akuza për vrasje të paqëllimshme së bashku me kompanitë që përfaqësojnë. Hetimi ka zbuluar gjithashtu dyshime për shkelje të tjera ligjore. Shtatë të pandehur janë akuzuar jo vetëm për përgjegjësi në tragjedinë e zjarrit, por edhe për pastrim parash dhe mashtrim tatimor. Të akuzuarit u paraqitën para gjykatës dhe...
Burimi:
top-channel.tv