“Greqia vazhdon të shitet, ne na kanë futur xixat”, Rama sjell shembullin e Mykonosit: Gjithë bota matet me sa investime të huaja tërheq
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale në lidhje me protestat e zhvilluara ditët e fundit në Tiranë kundër projektit të Zvërnecit. Duke marrë si shembull zhvillimet në ishullin grek të Mykonos, kreu i qeverisë ka mbrojtur nevojën për tërheqjen e kapitaleve të huaja në Shqipëri, ndërsa ka kritikuar ashpër kundërshtimet ndaj investitorëve të mëdhenj. Rama thekson se vendet e rajonit dhe të Mesdheut po garojnë për të siguruar sa më shumë investime ndërkombëtare, ndërsa sipas tij, Shqipëria nuk mund të lejojë që debatet dhe protestat të kthehen në pengesë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit. “GREQIA VAZHDON “TË SHITET TEK TË HUAJT” ME SUKSES, KURSE NE NA I KANË FUTUR XIXAT NGA TË KATËR ANËT QË TË ZIHEMI MESVETI EDHE PËR...
Burimi:
top-channel.tv