Hezbollahu vret me dron në Izrael rezervistin Alexander Glovanyov
Një rezervist i ushtrisë izraelit u vra nga një sulm me dron i Hezbollahut në pjesën veriore të Izraelit, njoftuan sot Forcat e Mbrojtjes të Izraelit. Ushtari i vrarë u identifikua si Alexander Glovanyov, 47 vjeç, rezervist në Batalionin 6924 në Qendrën e Transportit, shkruan gazeta “The Times of Israel”. Sulmi ndodhi të dielën rreth orës 16:00, kur disa dronë të lëshuar nga Hezbollahu ranë në territorin e Izraelit, afër Manaras, afër kufirit me Libanin. Njëri nga dronët e la të vrarë Globanyovin, sipas një hetimi të ushtrisë izraelite. Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten, një djalë 15-vjeçar dhe vajzën 8-muajshe. Glovanyaovi është ushtari i pestë izraelit që vritet në zonën kufitare mes dy vendeve gjatë armëpushimit.
Burimi:
syri.net