‘8 maji, mesazhi i madh i revoltës’/ Berisha: Shqiptarët i treguan botës se nuk dorëzohen
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë ka vlerësuar protestën e 8 majit si një ‘mesazh të madh revolte’, duke deklaruar se qytetarët shqiptarë treguan se nuk dorëzohen përballë asaj që ai e cilësoi si ‘diktaturë’. Ai shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve që, sipas tij, po tregojnë guxim dhe qëndresë ndaj një regjimi që ai e akuzoi për vjedhje, lidhje me krimin dhe varfërim të vendit. Lideri i opozitës, veçoi pjesëmarrjen në protestën e 8 majit në Tiranë, duke thënë se mijëra qytetarë, pavarësisht reshjeve të shiut dhe asaj që e cilësoi si ‘terror shtetëror dhe censurë mediatike’, dolën në bulevard për të shprehur revoltën ndaj qeverisë. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të...
Burimi:
syri.net