“I zgjuari goditet, e budallai të jep mend”/ ‘Foltore’, Memeti: Le të mblidhemi për dinjitet e jo për luftë për pushtet
Anëtarja e Departamentit të Teknologjisë në PD, Senalda Memeti në fjalën e mbajtur në foltoren e ngritur përpara Kryeministrisë, shprehu zhgënjimin dhe realitetin e hidhur me të cilin përballet brezi i ri në Shqipëri. Sipas saj, meritokracia nuk shpërblehet, drejtësia vritet dhe e ardhmja duket e zymtë, duke denoncuar një sistem ku “në këtë vend nuk shpërblehet meritokracia”, duke krijuar një mjedis ku të rinjtë nuk gjejnë hapësirë për t’u zhvilluar. Përmes një sërë antitezash poetike, ajo pikturoi tablonë e një Shqipërie plot paradokse. “Në vendin tim, i zgjuari goditet e budallai të jep mend; drejtësia vritet e krimi mban kuvend”, ishin disa nga vargjet që ranë në sy. Memeti u ndal në disa problematika të thella sociale, si largimi masiv i të rinjve, vdekja...
Burimi:
sot.com.al