Hetimet për resortin në Zvërnec, SPAK bllokon llogaritë bankare të pronarëve që shitën tokat, çliron fondet e kompanisë së huaj

Hetimet për resortin në Zvërnec, SPAK bllokon llogaritë bankare të pronarëve që shitën tokat, çliron fondet e kompanisë së huaj

Hetimet e SPAK për resortin në Zvërnec kanë marrë një tjetër rrjedhë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuestro 195 milionë dollarët e transferuar nga Katari në llogaritë e Artur Shehut dhe pronarëve të tjerë që kanë dakordësuar shitjen e tokave me kompaninë e vëllezërve Al-Khayyat nga Katari. Sipas burimeve, vetëm gjashtë ditë më parë është realizuar një transfertë prej 195 milionë dollarësh nga Katari në llogarinë e kompanisë “Albania Land Development”, fond i destinuar për blerjen e tokave në Zvërnec ku parashikohet të ndërtohet resorti turistik që është pritur mes protestash. Pesë ditë më parë, SPAK urdhëroi ngrirjen e llogarisë bankare të kompanisë së investitorëve nga Katari, por masa është hequr sërish dje, duke zhbllokuar fondet...