Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç

Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç

Një komision hetimor i autorizuar nga qeveria suedeze ka propozuar që të ndalohet qasja e të miturve nën 15 vjeç në rrjetet sociale. “Po humbasim një brez të tërë në riprodhimin e pandërprerë të përmbajtjeve,” paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Publike, Jakob Forsment, gjatë një konference për shtyp. Qeveria suedeze krijoi këtë komision në vjeshtë me detyrë të vlerësojë përcaktimin e moshës minimale për përdorimin e rrjeteve sociale. Lisa Englund, kryesuese e komisionit, rekomandon që kjo moshë minimale të jetë 15 vjeç. Do të jetë përgjegjësi e platformave si Snapchat, Instagram, Facebook, TikTok dhe YouTube të verifikojnë nëse përdoruesit kanë të drejtë të përdorin shërbimet e tyre. Ndërkohë, platformat e lojërave si Roblox, Minecraft dhe Fortnite mund të përjashtohen nga ndalimi. Teksti i propozuar do t’i dërgohet...