Deputeti publikon hartën ‘live’ të jahteve: Zvërneci pritet të marrë fluksin e turizmit elitar nga ishujt grekë

Deputeti publikon hartën ‘live’ të jahteve: Zvërneci pritet të marrë fluksin e turizmit elitar nga ishujt grekë

Deputeti i PS Ardit Bido, ka ndarë në rrjetet sociale një foto ku shfaqet harta live e jahteve që aktualisht janë në Gjirin e Vlorës dhe atyre në ishujt grekë. Bido shprehet se investimi në Zvërnec do të sjellë zhvillim dhe përfitime të mëdha për vendin, dhe se sipas tij, kështu do të ‘sfidohej’ shteti grek duke i marrë një pjesë të fluksit të jahteve dhe turistëve. “Se na bëjnë dhe për budallenj! Të sfidoj: Futu tani te marinetraffic.com dhe shih live sa jahte janë në Gjirin e Vlorës (nja pesë në total) dhe sa janë në ishujt grekë të Jonit (me qindra në mos mijëra). Pastaj, eja, si një koleg i imi sot, e më thuaj që nuk i shërben interesit grek kur kundërshton...