Heshti për deklaratën e ministres serbe, Rama: Nuk mund të flasim për çdo çyryk në Beograd
Pas heshtjes ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviç, e cila tha se në vend të Sllobodan Millosheviçit do të kishte kryer një spastrim etnik edhe më të madh në Kosovë, kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale. Reagimi i Ramës erdhi dje pasi qeveria shqiptare u kritikua nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, për mungesën e një qëndrimi publik ndaj deklaratës së zyrtares serbe. Në postimin e tij, Rama argumenton se Shqipëria ka reaguar institucionalisht përmes Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke shtuar se nuk është e nevojshme që çdo deklaratë e bërë në Beograd të marrë përgjigje nga kryeministri. “Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe...
Burimi:
sot.com.al