Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

Policia e Shtetit Kishte përshtatur një ambient të banesës së tij, në fshatin Qilarisht, si thertore dhe mbetjet i hidhte në lumin Vjosë, vihet në pranga 62-vjeçari. Procedohen penalisht 2 veterinerë, për shpërdorim detyre. AKU bllokon ambientin ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme dhe ndëshkon pronarin me masë administrative 200 000 lekë të rinj. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe të Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me AKU Gjirokastër, bazuar edhe në informacionet e siguruara se një shtetas kishte përshtatur një ambient si thertore jashtë kushteve minimale higjieno-sanitare dhe mbetjet e krijuara nga kjo veprimtari i hidhte në lumin Vjosë, ushtruan kontroll në këtë ambient. Gjatë kontrollit...