Shmanget tragjedia, guri gjigant bie mbi makinën e turistëve në rrugën e Thethit
Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar në rrugën drejt Thethit, në qarkun e Shkodrës, ku një gur i madh është shkëputur nga një masiv shkëmbor dhe ka rënë mbi një automjet me të cilin po udhëtonte një grup turistësh. Sipas informacioneve paraprake, shkëmbi ka goditur automjetin teksa ai ishte në lëvizje, duke shkaktuar dëme materiale. Fatmirësisht, asnjë prej turistëve nuk ka pësuar lëndime. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë automjetin e dëmtuar nga goditja e gurit, ndërsa incidenti ka rikthyer në vëmendje rrezikun që paraqesin rrëshqitjet e gurëve përgjatë disa akseve rrugore në vend. Rrëshqitja e gurëve dhe masiveve shkëmbore vijon të mbetet një problem në disa segmente rrugore, veçanërisht në zonat malore. Gjatë muajve të fundit, incidente të ngjashme...
Burimi:
gijotina.com