Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Suksese në kapitullin më të vështirë të historisë suaj, qëndrojmë krah jush

Rama uron kryeministrin e ri të Ukrainës: Suksese në kapitullin më të vështirë të historisë suaj, qëndrojmë krah jush

Kryeministri Edi Rama ka uruar Serhii Koretskyin për emërimin në postin e kryeministrit të Ukrainës, pas miratimit të tij nga Verkhovna Rada. Përmes një reagimi, Rama i uroi suksese në detyrën e re, duke theksuar se Koretskyi do t’i bashkohet presidentit Volodymyr Zelenskyy në drejtimin e Ukrainës gjatë një prej periudhave më sfiduese në historinë e vendit. Kreu i qeverisë shqiptare ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, duke nënvizuar se Tirana zyrtare qëndron krah presidentit Zelenskyy, qeverisë dhe popullit ukrainas në përpjekjet e tyre për të mbrojtur lirinë, sovranitetin dhe për të arritur një paqe të drejtë e të qëndrueshme. Postimi i kryeministrit Edi Rama: Urime Kryeministrit Serhii Koretskyi për emërimin e tij nga Verkhovna Rada e Ukrainës. I uroj suksese teksa i bashkohet Presidentit...