Shqiptarët kërcënohen me spastrim etnik, ministri shqiptar shtrëngon duart, i buzëqeshur, me homologun serb

Shqiptarët kërcënohen me spastrim etnik, ministri shqiptar shtrëngon duart, i buzëqeshur, me homologun serb

Deklarata monstruoze e ministres së Vuçiçit nuk e pengoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë që të shtrëngonte duart, i buzëqeshur, me homologun e tij serb. Ndërsa reagoi me vonesë ndaj deklaratave të ministres serbe, e cila tha se, po të ishte në vend të Millosheviçit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, duket se është mjaftuar me një reagim në rrjetet sociale kinse dënoi deklaratat dhe nuk e pati aspak problem që të shtrëngonte duart me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, në margjinat e Ministerialit në Uashington. Takimi i shoqëruar me buzëqeshje, në një moment kur shqiptarët janë fyer dhe kërcënuar publikisht nga një zyrtare e lartë serbe, tregon, minimalisht, pandjeshmërinë e shtetit shqiptar ndaj asaj që ka...