Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit tensionet dhe minon stabilitetin është e papranueshme
Deklaratat e ministres serbe Paunoviq, se po të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën, janë cilësuar sërish si të papranueshme nga Tirana zyrtare. Gjatë një takimi me homologun e tij serb Gjuriq në Uashington, kryediplomati shqiptar Ferit Hoxha është shprehur se retorika që nxit tensione dhe cënon stabilitetin e rajonit nuk është ajo ç’ka nevojitet në këto moment. “Gjithashtu përsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë, si dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje, retorikën që nxit tensionet, minon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe që bie ndesh me frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së...
Burimi:
vizionplus.tv