“Sterilizimi” në GJKKO, Beqaj kundërshton akuzat: Tre vite hetime dhe pretendime të pabazuara, më janë cenuar të drejtat
Është zhvilluar sot procesi gjyqësor për çështjen e njohur si “Sterilizimi”, ku në bankën e të akuzuarve ndodhet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ai është paraqitur në seancë i shoqëruar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, pasi më herët fitoi të drejtën për t’u gjykuar jashtë kafazit të të pandehurit. Pas kërkesave paraprake të depozituara nga mbrojtja, tashmë i takon Prokurorisë së Posaçme të mbajë qëndrim mbi pretendimet e paraqitura. Një nga kërkesat e mbrojtjes lidhet me pretendimin se “njoftimi i akuzës është i paqartë”. Prokurori Edvin Kondili kundërshtoi këtë qëndrim, duke argumentuar se pretendimet për pafajësi trajtohen në një fazë tjetër të procesit dhe jo gjatë shqyrtimit të kërkesave paraprake. Mbrojtja e Beqajt ka kërkuar gjithashtu që prokuroria të paraqesë një tabelë të detajuar...
Burimi:
vizionplus.tv