Beqaj: SPAK pranoi se mu cenuan të drejtat gjatë hetimeve; Avokati kërkon kohë për t’u njohur me përgjigjet
Ish-ministri Ilir Beqaj deklaroi sot në seancën gjyqësore se SPAK ka pranuar se gjatë fazës së hetimeve që i janë cenuar të drejtat procedurale, duke pretenduar se kjo është reflektuar në përgjigjet e organit të akuzës ndaj kërkesave të tij. Beqaj u shpreh se ende nuk ka qartësi mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe se kjo, sipas tij, e vështirëson mbrojtjen. Ai akuzoi prokurorët se po shkelin të drejtat procedurale dhe tha se kallëzimi mbi të cilin është ngritur çështja bazohet në pyetje, çka sipas tij duhej të ishte refuzuar. Ish-ministri pretendoi gjithashtu se në periudhën 2019-2020 nuk janë kryer veprime hetimore paraprake dhe kërkoi që SPAK të sqarojë se cili laborator është përdorur për ekspertizat, si edhe nëse ai është i certifikuar. Nga...
Burimi:
javanews.al