Gonzato viziton godinën e re të GJKKO: 80% e kostove financuar nga asetet e konfiskuara
Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato vizitoi godinën e rikonstruktuar të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të standardeve të infrastrukturës gjyqësore për të garantuar siguri, transparencë dhe akses në drejtësi. Gonzato vlerësoi përdorimin e aseteve të konfiskuara për rikonstruksionin e godinës, ndërsa theksoi nevojën për forcimin e besimit të publikut te drejtësia dhe në ruajtjen e standardëve të larta në vendimmarrje. “Vizituam godinën e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila është financuar nga BE dhe së fundmi është rikonstruktuar për të përmbushur standardet më të larta të BE-së. Ne mirëpresim faktin që 80% e kostos së rikonstruksionit u financua përmes ripërdorimit të aseteve të konfiskuara. Gjatë vizitës, Kryetari në detyrë i...
Burimi:
javanews.al