Rama: Shqipëria pjesë e Qendrës së Ekselencës së NATO-s për sigurinë kibernetike
Që nga dita e djeshme, Shqipëria është bërë pjesë e Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s (NATO CCDCOE), një nga strukturat më të rëndësishme të Aleancës për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen ndaj kërcënimeve digjitale. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë pune në Estoni. Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se qendra përfaqëson një platformë bashkëpunimi dhe ekspertize mes vendeve aleate të NATO-s për zhvillimin e strategjive, trajnimeve dhe kapaciteteve në fushën e mbrojtjes kibernetike. “Estoni – NGA DJE ANËTARË të Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s (NATO CCDCOE), një nga strukturat më të rëndësishme të Aleancës për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen ndaj kërcënimeve digjitale Qendra përfaqëson një platformë...
Burimi:
javanews.al