Monitorim nga ajri për kultivimin e drogës, Policia nis fushatën me Guardia di Finanza
Për të 15-in vit radhazi, Policia e Shtetit dhe Guardia di Financa kanë çelur fushatën e përbashkët për monitorimin ajror të territorit, me fokus parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Delegacioni italian, i mirëpritur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nga Drejtori i Përgjithshëm Drejtues Madhor Skender Hita, kryesohej nga Drejtues i Lartë Lorenzo Bucossi, Drejtor i Shërbimit për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë. Gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e çeljes së fushatës, Drejtori Hita vlerësoi bashkëpunimin me partnerët italianë si një model strategjik dhe të konsoliduar, i cili ka sjellë rezultate konkrete në parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Ai theksoi se ndërthurja e kapaciteteve operacionale, ekspertizës dhe teknologjisë ka mundësuar identifikim të hershëm të zonave me risk, ndërhyrje më...
Burimi:
javanews.al