Britania jep dritën jeshile, “Fania i Beratit” do të ekstradohet, rrëzohet pretendimi për atentate
Në gjykatën e ekstradimeve City of Westminster Magistrate Court të Londrës një shqiptarë i hetuar nga prokuroria Elbasan dhe dënuar me një vit burg në mungesë në vitin 2022 për përdorim celulari kur ishte në paraburgim e humbi betejën e bllokimit të ekstradimit nga Anglia në Shqipëri. Ky është i kërkuari drejtësisë shqiptare Irfan Azizi njohur si “Fania Beratit”, ish-bashkëpunëtor i Talo Çelës, i cili i tha Gjykatës në Londër se nëse ekstradohej i rrezikohej jeta pas një tentative të dështuar për ta ekzekutuar po nga Talo Çela në nëntor 2020. Irfan Azizi po ashtu i tha gjykatës së nëse do të ekstradohet ky veprim do të kishte një impakt shkatërrues për bashkëshorten dhe katër fëmijët me të cilët ka kërkuar azil në Britaninë e...
Burimi:
javanews.al