Galeria Kombëtare e Kosovës organizon Javën e Edukimit më 18–23 gusht
Galeria Kombëtare e Kosovës do të organizojë nga 18 deri më 23 gusht 2026 “Javën e Edukimit”, një program publik i lidhur me ekspozitën “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, kuruar nga Hana Halilaj. Programi gjashtëditor do të sjellë biseda me artistë, udhërrëfim me kuratorë dhe punëtori krijuese për familje, duke synuar që publiku të ketë mundësi ta njohë ekspozitën përmes diskutimit, eksperimentimit dhe krijimit. Në kuadër të programit do të zhvillohen aktivitete që lidhen me pikturën, vizatimin, kolazhin dhe tekstilin, ndërsa do të diskutohen edhe përvojat dhe praktikat artistike të brezave të ndryshëm. Sipas Galerisë, “Java e Edukimit” synon të krijojë forma të ndryshme të pjesëmarrjes dhe të mësuarit përmes artit, duke e afruar ekspozitën me vizitorë të moshave të ndryshme....
Burimi:
kultplus.com