Mirëqenia e të rinjve në fokus, prezantohet raporti për shërbimet e shëndetit mendor në Kosovë
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, është prezantuar raporti “Hartëzimi i shërbimeve të shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë”. Në aktivitet morën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, institucioneve, Universitetit të Prishtinës, shoqërisë civile dhe të rinj, përcjell KultPlus. Ministri Gashani theksoi se politikat për rininë duhet t’i trajtojnë nevojat e të rinjve në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke ndërlidhur sportin, arsimin, komunitetin, shërbimet sociale dhe mirëqenien mendore. Gjatë diskutimeve u vu në pah nevoja për forcimin e shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë, veçanërisht në shkolla dhe komunitete, si dhe për rritjen e bashkëpunimit...
Burimi:
kultplus.com