43 vjet nga vdekja e Musine Kokalarit, simbolit të rezistencës dhe demokracisë shqiptare

43 vjet nga vdekja e Musine Kokalarit, simbolit të rezistencës dhe demokracisë shqiptare

Më 13 gusht 1983, u nda nga jeta Musine Kokalari, një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare dhe një zë i hershëm i demokracisë e pluralizmit politik në Shqipëri. Kokalari lindi më 10 shkurt 1917 në Adana të Turqisë, në një familje me origjinë nga Gjirokastra. Në vitin 1920, familja e saj u kthye në Shqipëri. Ajo kreu studimet e larta për letërsi në Universitetin e Romës, ndërsa pas kthimit në atdhe u angazhua në jetën kulturore dhe politike, shkruan KultPlus. Musine Kokalari hyri në historinë e letërsisë shqiptare si gruaja e parë shqiptare që botoi një vepër letrare, me librin “Siç më thotë nënua plakë”, botuar më 1939. Përmes tregimeve të saj, ajo solli në letërsi gjuhën popullore, traditat dhe jetën e...